Covid shënon sërish viktima në Kosovë, sa është numri i vdekjeve dhe i rasteve të reja brenda 24 orëve

[ad_1]

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 32 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042 Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *