“Besoj tek ne”/ Pas divorcit të vështirë me Shpëtim Saraçin për kë i ka këto vargje dashurie Mira Konçi?

[ad_1]

Vitin e kaluar, çifti  i njohur në muzikë i viteve ’90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës në mënyrë aspak të zakontë, 25 vite pasi u bënë të famshëm në publik për romancën e tyre. Historia e ndarjes ka filluar herët, kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat zbuluan se ata ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot së bashku.

Thuhet se mosmarrëveshjet që patën me njëri- tjetrin sollën konfliktet në marrëdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri krijuan edhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.

Një “InstaStory” në profilin e Mira Konçit ishte një kunj i vërtetë, pasi të gjithë aluduan se ia ka drejtuar ish-bashkëshortit.

Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”- thuhej në postimin e saj.

Mirëpo postimin e fundit ndjekësit besojnë se Mira mund të ketë dhënë një dritë jeshile më lidhje me rikthimin e saj me muzikantin. Ajo ka postuar në InstaStory një pjesë të këngës së famshme të Whintey Huston “I Belive In You And Me” (Besoj tek ne).

“Të jem me ty përgjithmonë,

Besoj në mrekulli dhe dashuria është mrekullia

Baby ti je një endërr e bërë realitet….”– thuhej në vargjet që këndon artistja e njohur.

????????????????????????????????????

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *