Berisha i vë kusht Alibeajt: Vetëm nëse e bën këtë mund të qëndrosh nënkryetar i PD-së

[ad_1]

“Alibeaj mund të vazhdojë detyrën si nënkryetar i PD-së, me kusht nëse nuk ndjek porositë e Bashës”- kështu u shpreh ish kryeministri Sali Berisha në studion e A2CNN.

Ndër të tjera, Berisha tha se nëse do të ndiqte porositë e Bashës, jo vetëm që nuk do të mund të qëndronte si nënkryetar i PD-së, por do të dështonte duke bërë gabime të mëdha.

Sali Berisha: Së pari Alibeaj e gjithë kryesia e Partisë Demokratike dhe ish-kryetari janë shkarkuar, për motive jo të njëjta por nga Kuvendi i 11 dhjetorit, kuvend i legjitimuar dhe i pranuar universalisht dhe ligjërisht. Në këtë kontekst ëhstë qesharake të mendosh se mund të pranohet kryetar i PD-së një ish-nënkryetar i shkarkuar nga 4900 delegatë të kuvendit të 11.

Unë e kam deklaruar, është kryetar i grupit, tani grupi ka një kryesi dhe natyrisht është kryesia dhe jo kryetari, kryesia e grupit përcakton axhendën dhe të orientojë grupin, në rast se ky rregull respektohet jemi të prirur të vazhdojmë punën, statuti i PD-së kërkon që kryetari i grupit të jetë nënkryetar i partisë.

Alibeaj ka të drejtë të kandidojë dhe nëse e votojnë ka të gjitha mundësitë të vazhdojë detyrën që ka, në rast të kundërt, ai mund të qëndrojë me kushtin që të mos ketë vendmet individuale, nëse nuk ndjek porositë e Bashës. Nëse i ndjek, është i destinuar të dështojë, gabim i madh.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *