Bashkëpunim mes universitetit të Gjirokastrës dhe të Janinës, Kushi: Nënshkruam marrëveshjen që do sjellë zhvillim social dhe ekonomik

[ad_1]

Ministrja e Arsimit, Sportit, Evis Kushi ka shpërndarë një postim në rrjetin social “facebook”, ku ka lajmëruar nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit mes universitetit të Gjirokastrës “Eqerem Çabej” dhe univesrsitetit të Janinës.

Marrëveshja përmban modernizimin e programeve universitare, shkëmbimi i studentëve dhe pedagogëve si dhe pjesëmarrje në programe të përbashkëta ndërkombëtare..

Kushi tha se ky bashkëpunim do të ndikonte në zhvillimin social dhe ekonomik të Gjirokastrës.

Postimi i Plotë:

Universiteti i Gjirokastrës në rrugën e ndërkombëtarizimit 🌍

Sot u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit midis Universitetit “Eqrem Çabej” dhe Universitetit të Janinës, i cili do të nxisë modernizimin e programeve universitare, punën kërkimore shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve, si dhe pjesëmarrjen në programe të përbashkëta evropiane dhe ndërkombëtare.

Besimplotë që ky bashkëpunim do të sjellë jo vetëm zhvillim akademik e universitar, por do të ketë impakt edhe në zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik për Gjirokastrën dhe gjithë rajonin.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *