Basha President? Përgjigjet Berisha: Mos bëni shaka tani, mos merremi me gjëra që…

[ad_1]

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Komisioni i Rithemelimit ka të drejtën për të drejtuar Partinë Demokratike ndërsa theksoi se edhe grupi parlamentar është legjitim.

Gjatë një deklarate për mediat pas takimit në selinë blu, Berisha u pyet sërish për emrin e mundshëm të Bashës si kandidat për president.

“Komisioni i Rithemelimit është plotësisht legjitim. Po ta shikosh realitetin kryesia është e shkarkuar dhe nuk kemi kryesi, kryetari ishte i shkarkuar dhe më pas u largua. Udhëheqës politik është komisioni i rithemelimit dhe pa diskutim grupi parlamentar ka legjitimitet. Kuvendi i 11 dhjetorit vendimet janë të detyrueshme për zbatim. Ne pranojmë diversitetin dhe mendimin ndryshe. Ai është qëndrim personal i Bashës dhe janë pa vlerë. Për mendime personale nuk ka penalitete.

E njihni Alibeaj si nënkryetar i PD? “Të emërohet nënkryetar i PD duhet të jetë kryetari i emëruar, sa që kryetari mungon, Alibeaj vazhdon detyrën”.

Basha president? “A kemi mundësi mos bëjmë shaka, ai e përgënjeshtroi këtë gjë dhe mos merremi me gjëra të tilla”

Ju nuk jeni pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së, përse merri pjesë? “Vendimi i 9 shtatorit u vendos në mënyrë më demokratike më 11 dhjetor. Unë nuk jam përjashtuar nga grupi parlamentar, ato janë lojëra të Edi Ramës, unë kam qenë dhe do të jem pjesë e grupit parlamentar i PD”.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *