Balluku njoftoi marrjen me qera të anijeve për prodhimin e energjisë/ Tomorri zbulon koston e tyre: Do kushtojnë 83 mijë euro në ditë

[ad_1]

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka folur sot për lajmin e dhënë nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku se Shqipëria kishte marrë me qera dy anije për prodhimin e energjisë.

Në deklaratën e dhënë për “MCN”, Tomorri zbuloi koston e këtyre anijeve, një shumë që arrinte deri në 83 mijë euro në ditë.

“Anijet do të vijnë në muajin maj, pas një konsorciumi italo-amerikan. Në 5 janar të këtij viti KESH shpalli një procedurë për shprehje interesi ku kërkonte të merrte me qera një aset për prodhimin e energjisë. U paraqitën dy oferta kjo që përmendëm dhe një kompani tjetër, por u kualifikuan kompanitë italo-amerikane. U arrit në marrëveshjen finale.

Anijet do vijnë në Triport në maj, KESH do të paguajë 83 mijë euro qira në ditë për këto anije, 63 mijë janë qera e mirëfilltë dhe 20 mijë euro, shpenzime mirëmbajtje. KESH do të blejë vetë karburantin me të cilin do prodhojnë energji këto anije si centrale lëvizëse. Është një karburant i veçantë, karburant i rëndë i përkthyer si mazut. Nga studimi i fizibilitetit kostoja mesatare prodhimit për 1 megavat energji është rreth 140 euro. Duke përfshirë qiranë që do i paguhet anijes, mirëmbajtjen dhe koston për blerjen e karburantit, por në këtë kosto nuk përfshihet akciza për karburantin, e cila i mbetet shtetit. Nëse përfshihet shkon 220 euro për megavat”– u shpreh Tomorri.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *