Autonomia Spitalore/ Mjeku Besnik Jakaj: Është demagogji! Qytetari nuk përfiton

[ad_1]

Mjeku Besnik Jakaj foli ditën e sotme në Fax News në lidhje Skype. Për gazetaren Alesia Dosti ai komentoi vendimin e qeverisë për autonominë spitalore në disa spitale të vendit duke filluar me Spitalin Rajonal në Fier.

Jakaj shprehet se kjo është një demagogji e rradhës nga qeveria pasi nuk zgjidh problemet reale që kanë spitalet dhe sistemi shëndetësor.

Ai shprehet se tarifat për shërbime në spitale janë shumë të larta në krahasim me të ardhurat e qytetarëve. Pra autonomia spitalore për të nuk sjell asnjë gjë në raport me shërbimin ndaj qytetarit.

Besnik Jakaj: E shoh si një demagogji të rradhës në kuadër të problematikave që ka sistemi shëndetësor të pafundme. Nuk është ky probemi apo që e rregullon problemin shëndetësor. Nuk janë bërë studime, nuk janë vendosur pika lidhëse. Kjo do studim, do të përcaktohet, tarifa në raport me të ardhurat e qytetarëve është e lartë. E njëjta tarifë është në privat dhe klinika private. Çfarë avantazhi ka një qytetar kur shkon në klinika private. Tarfia është e njëjtë, na varësi edhe të specialiteteve. Në privat ekziston mundësia qytetari mund të bëjë edhe analiza. Është gjë e mirë që u vihet në ndihmë për të rritur të ardhurat mjekëve të ndryshëm por nuk sjell asnjë gjë në raport me shërbimin me qytetarin.

Është tarfië e lartë ekstreme për spitalet shtetëore. Janë praktika të njohura për spitale në BE. Janë më të ulëta në spitale shtetërore të BE-së se sa i kemi përcaktuar. Shqetësimi është tarifa shumë e lartë. Dhe nuk janë detajuar problematika të tjera që mund të jenë si pasojë e këtij vendimi. Kush do ti bëjë, kush është orari? Ku do ti bëjë?

Qytetari paguan për shëndetin e tyre dhe kjo është element demagogjik që nuk zgjidh problemin por fut në një rreth vicioz. Autonomia Spitalore duhet të definohet me akte nënligjore.

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *