Arrestohet pronari i servisit në Durrës, iu sekuestrua “cannabis sativa”, procedohet punonjësja e tij 24-vjeçare (EMRI)

[ad_1]

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Uniformat blu kanë arrestuar 45-vjeçarin Gentjan Rakipi, pasi gjatë kontrollit në servilin e tij janë sekuestruar 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një shumë parash.

Gjithashtu bëhet me dije se është proceduar penalisht edhe punonjësja e tij një vajzë 24-vjeçare e cila akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia Durrës:
Arrestohet në flagrancë pronari i një servisi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Procedohet penalisht 24-vjeçarja e punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Arrestohet në flagrancë dhe një shtetas tjetër që posedonte lëndë narkotike.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin:

G. R., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në servisin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një shumë parash.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. L., 24 vjeçe, e punësuar në mënyrë të paligjshme në servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *