Apeli i GJKKO-së rrëzon padinë e Jorida Tabakut për shpifje ndaj Erion Veliajt

[ad_1]

Apeli i GJKKO-së, ka rrëzuar padinë e deputetes demokrate, Jorida Tabakut kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për shpifje.

Tabaku kishte ngritur një padi ndaj Veliajt, ku e akuzonte këtë të fundit për shpifje sa i përket deklaratave të tij se deputetja demokrate, kishte përfituar të ardhura në mënyrë të paligjshme sa i përket rindërtimit të gjimnzit “Sami Frashëri”.

Në vendimin e dhënë, Apeli i GJKKO-së, ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga vetë gjykata në datën 16 dhjetor 2021, ku Jorida Tabaku humbi gjyqin ndaj Veliajt.

Njoftimi i Plotë:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 05.04.2022, në Gjykatën e Posaçme
të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi për çështjen me nr. 29
regjistri themeltar, datë 17.02.2022 regjistrimi, mbi ankimin e viktimës akuzuese J.T., me të
akuzuar E.V., G.Gj., A.K., ku kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 86 datë 16.12.2021 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *