Ancelotti bën ndryshime në ekip, pesë yje do të largohen nga Real Madrid

[ad_1]

Real Madrid po përgatitet për ndryshime të rëndësishme në ekip. Champions League dhe La Liga  janë objektivat për skuadrën e Carlo Ancelotti-t, por që pas disa muajsh do të bëjë disa ndryshime të rëndësishme.

Në fakt, janë disa lojtarët që duket se nuk bëjnë më pjesë në projektin e Los Blancos. Nga Spanja, në lidhje me këtë, kanë bërë një analizë të largimeve të mundshme.

Sipas iberikes Cadena Ser, duket se janë të paktën pesë lojtarët që pritet të largohen nga Real Madrid verën e ardhshme. Bëhet fjalë kryesisht për Isco, Bale dhe Marcelo, të tre me kontratën drejt skadencës, por edhe për Eden Hazard dhe Alvaro.

Odriozola, aktualisht i huazuar te Fiorentina. Mbetet për t’u kuptuar nëse do të jenë vetëm këta pesë lojtarë që do të largohen apo nëse do të jenë më shumë yjet e madrilenëve që do t’i thonë lamtumirë Bernabeut verën e ardhshme.

Në fakt, flitet se edhe Marco Asensio dhe Luka Jovic mund të sakrifikohen nga Florentino Perez, me të parin që është folur për një transferim të mundshëm te Milan-i.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *