Alergjitë e stinës/ Mjekja alergologe: Ja masat mbrojtëse ndaj ngacmimeve të jashtme dhe ushqimet që duhen shmangur

[ad_1]

Me ardhjen e pranverës shfaqen simptomat e para të alergjisë, sot në një intervistë për ‘Fax News’ mjekja alergologe Eris Mësonjësi tha se për këto ngacmime të jashtme personat që preken duhet të marrin ca masa të thjeshta mbrojtëse.

Mësonjësi sqaroi cilat ushqime duhen shmangur në rast kur një person vuan nga alergjia ushqimore, simptomat në çdo sezon dhe sa janë gjasat që një rrufë alergjike të ngatërrohet me një grip sezonal.

Pjesë nga intervista:

Mësonjësi: Çelin lulet dhe gjallërimi i bimësisë sjell dhe të këqija për personat alergjikë, polenet në qarkullim rrite dhe si pasojë pacientët kanë teshtima, rrufat, bllokim i hundëve që janë simptoma të rrufës alergjike. Kemi dhe një agravim të azmës bronkiale për personat që kanë probleme me frymarrjen.

Cilat ushqime mund të shkaktojnë alergji?

Mësonjësi: Alergjia ushqimore është formë tjetër, nuk është me sezone. Ekspozimi me ushqimet e përpunuara ka bërë të rritet numri i pacientëve, mund të fillojë që në moshë të hershme që zakonisht janë qumështi, veza, frutat e thata., miellrat tek fëmijët e vegjël.

Ndërsa tek të rriturit shtohet familja e peshkut. Çdo ushqim mund të shkaktojë një alergji ushqimore dhe në rast se pacienti vë re që pas konsumit kanë kruarje apo ënjtje duhet të drejtohet te mjeku për verifikim.

-Si mund të kuptohet nëse një person është alergjik?

Mësonjësi: Janë simptoma që përsëriten, thuajse në të njëjtin sezon. Si çdo sëmundje tjetër kronike dhe alergjitë kanë komponenntin gjenetik. Risku nëse një prind është alergjik është shumë më i lartë tek fëmija.

-A i neglizhojnë shqiptarët shfaqjen e simptomave të alergjisë?

Mësonjësi: Jo vetëm shqiptarët, ndonjë teshtimë është e suportueshme nga një pjesë e mirë e pacientëve dhe i drejtohen shpesh farmacive pa recetë mjeku. Por kur ka raste të rënda, kur nuk kryen aktivitetet e përditshme drejtohet te mjeku.

A mund të ngatërrohet me gripin sezonal?

Mësonjësi: Mundet por gripi nuk mund të zgjasë sa një rrufë alergjike. Përsëritet thuajse në të njëjtin sezon cdo vit është element që tregon se është problem alergjik. Duhen ca masa mbrojtëse të thjeshta për të ulur ngacmimet e jashtme, sa më pak pluhur, jo gjëra me pellushë, dhomë të ftohtë dhe të thatë dhe të ajroset sa më shpejt. Ata që janë alergjikë ndaj pemëve dhe luleve duhet që në oraret e pikut nga mëngjesin deri pas mesdreke mos të rrinë në këto ambjente, të lëvizin me syze dielli dhe të bëjnë dush shpesh.

(E.D/faxweb.al)

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *