Akuza se ka bllokuar propozimet për ambasadorët, Meta i përgjigjet Veliajt: Gënjen edhe kur fle gjumë, e kanë nxjerrë me pahir atje

[ad_1]

Presidenti Ilir Meta u përgjigj ndaj akuzave që kryebashkiaku Erion Veliaj bëri ndaj tij gjatë ditës së sotme ku tha se nuk kishte pranuar propozime të reja për ambasadorë prandaj mandati i këtyre të fundit po zgjaste më shumë.

Meta tha se kjo ishte një gënjeshtër dhe se në zyrën e tij nuk kanë shkuar propozime për të bërë për emërime ambasadorësh.

Presidenti Ilir Meta: Janë me dhjetëra deputetë apo ish deputetë të PS të cilët janë mashtruar nga këta. U thonë diplomatëve tanë se ua kemi çuar emrin por nuk i miraton presidenti. Kjo është një gënjeshtër. Nëse ai tjetri (Basha) gënjen edhe për orën, ky tjetri (Veliaj) edhe në gjumë gënjen. Ky edhe në gjumë gënjen. Edhe është i detyruar të gënjejë se e kanë nxjerrë me pahir këtë se kanë probleme. Ai që e ka nxjerrë këtë, brigadieri i inceneratorëve e ka të vështirë të thotë në Kongresin e PS sot se përse i shtati në Durrës dhe i 17-ti në Tiranë u vendosë nën listë para ish zëvendës kryeministrave.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *