Agjëroi gjatë gjithë ditës dhe i shënoi tri gola Chelsea-t, Benzema; Për mua rëndësi ka…

[ad_1]

Në Madrid kanë (ri) gjetur lojtarin që mund t’i tërheq në finalen e Champions League dhe të synojë fitoren e trofeut. Në të kaluarën ai ishte nën hijen e Cristiano Ronaldos, tani është ngjitur në skenë. Në moshën 34-vjeçare Benzema po jeton një rini të dytë. Dhe synimi për Topin e Artë nuk është më utopi.

As agjërimi i mbajtur për arsye fetare nuk e ka dobësuar. Respektimi i rreptë i Ramazanit (Benzema është mysliman) nuk e pengoi atë të shënonte tre gola në ndeshjen e parë të çerekfinales kundër Chelsea-t. Si ia doli të ishte kaq në formë pa ngrënë nga mëngjesi në mbrëmje?

Nuk ka asnjë sekret në veçanti, këtë e shpjegoi Benzema në një intervistë të fundit për Esquire: “Ramazani është pjesë e jetës sime dhe feja ime e bën Ramazanin një obligim. Për mua është shumë i rëndësishëm dhe ndihem mirë kur agjëroj. Dhe jam mirënjohës se jam mirë me shëndet”.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *