A ka rrezik për konsumatorët në vendin tonë? Ja çfarë thotë AKU pas skandalit me çokollatat ‘Kinder’ (Reagimi për Fax News)

[ad_1]

Pas skandalit të çokollatave Kinder në Evropë, AKU ka reaguar për ‘Fax News’ duke thënë se nuk ka  rrezik për konsumatorët shqiptarë pasi nuk ka pasur asnjë rast importi që nga konfirmimi i rasteve të para të helmimit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron po ashtu se nëse evidentohet ndonjë lot problematik dhe që përkon me afatet e njoftuara në media, do të hiqet menjëherë nga tregu.


AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT:
Referuar kërkesës tuaj për informacion lidhur me rastet e shfaqura në Evropë për produktin Kinder informojmë se: Për rastet e importit të produkteve ushqimore që rezultojnë me probleme për konsumatorët, Shqipëria si pjesë e sistemit RASFF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) merr njoftime të vazhdueshme për çdo rast jokonform.

Lotet e njoftuara në media me datë skadence 11.7.2022 dhe 7.10.2022 nuk janë importuar në vendin tonë, por gjithsesi pas verifikimeve të detajuara mbi gjurmueshmërinë e këtij produkti nga sistemi RASFF, nëse evidentohet se lote të tjera të këtij produkti kanë rezultuar me problematikë për konsumatorin dhe janë importuar në Shqipëri, produkti do tërhiqet nga tregu, bllokohet dhe do të asgjësohetsiç veprohet nëmënyrë rutinore për çdo rast.

Kujtojmë se raste helmimi nga kjo çokollatë janë raportuar në 9 shtete të Europës pasi përmbanin salmonelë, duke bërë që të merreshin masa direkte për heqjen e tyre nga raftet e marketeve.

Ditën e sotme ka nisur po ashtu një hetim nga Agjencia Evropiane e Shëndetësisë për dhjetëra rastet e raportuara, kryesisht te fëmijët nën 10 vjeç.

(E.D/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *