A do rikthehet në krye të PD pas zhvillimeve të fundit? Ja si përgjigjet Basha

[ad_1]

Ish kryetari i PD, Lulzim Basha është ka folur për mediat menjëherë pas lajmit se SHBA kishte vendosur sanksione financiare ndaj ish deputetit të PS, Aqif Rakipi. Basha tha se kjo ishte një çështje të cilën PD e kishte denoncuar prej 5 vitesh.

I pyetur nëse ishte penduar që kishte dhënë dorëheqjen dhe mbi mundësinë që të rikthehej në krye të PD, Basha u përgjigj se vendimin e kishte marrë me qëllim të përparimit të procesit të bashkimit të demokratëve.

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha:

Unë nuk fola për veten time por flas këtu për shumicën e socialistëve të cilëve u ka ardhur në majë të hundës me politikanë të cilët për shkak të pandëshkueshmërisëe
Nuk mund ta fsheh sot faktin që PD dhe unë personalisht kemi mbi 5 vite që investojmë në këtë betejë. Por sot flas në emër të gjithë shqiptarve edhe në emër të atyre socialistëve të cilëve u është nëpërkëmbur sakrifica e tyre nga disa persona me pushtet kriminal.

A jeni penduar që dhatë dorëheqjen dhe a do të riktheheni?

Basha: Besoj se kam ardhur me një mesazh të qartë. Vendimet e mia janë në funskion të disa proceseve shumë të rëndësishme në kuadër të procesit të bashkimit të demokratëve.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *