Policia e Elbasanit ka arrestuar një 21-vjeçar pas aksidentit me tre të plagosur ditën e djeshme.
Sipas burimeve zyrtare, sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin H. Xh., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.