Kreu i AAK-së, Ramush Haradnaj, gjatë një takimi të këtij subjekti politik në Ferizaj ka thënë se anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës.
Haradinaj tha se kanë plan konkret për forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe rritjen e kontributit në angazhimin në kuadër të NATO-s, përkrah Amerikës e partnerëve strategjik.