Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën, pasi më 2020 vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë
Njoftimi i plotë:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në datë 21.11.2024 e përbërë me Trup Gjykues: Kryesues Gjyqtare znj. Suela Lika, anëtarë: Gjyqtar z. Kujtim Vraniçi dhe Gjyqtare znj. Enkeleda Dalipi pasi shqyrtuan çështjen vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit R.P.,për kryerjen e veprave penale “ vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij përfundimisht me burgim të përjetshëm.