Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi” kanë protestuar para Komunës së Prishtinës.
Atakanë protestuar pasi që ndihen të cënuar për humbjen e vendeve të punës, pas tenderit në vlerë prej 16 milionë e 400 mijë euro që shpalli Komuna e Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, që e çon këtë ndërmarrje drejt falimentimit.
E lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Vetëvendosje Mefail Bajqinovci. Bajqinovci ka thënë se punëtorët e ‘Pastrimit’, që punojnë për pastërtinë dhe mirëqenien e qytetit, po nëpërkëmben nga planet e privatizimit, që s’janë gjë tjetër veçse një sulm i hapur ndaj bukës së tyre të gojës.
“Turpi i Komunës së Prishtinës nuk ka kufij! Punëtorët e ‘Pastrimit’, që punojnë për pastërtinë dhe mirëqenien e qytetit, po nëpërkëmben nga planet e privatizimit, që s’janë gjë tjetër veçse një sulm i hapur ndaj bukës së tyre të gojës. Kjo nuk është vetëm një padrejtësi ndaj tyre, por edhe një tradhti ndaj qytetarëve të Prishtinës, që rrezikojnë të mbesin pa shërbime cilësore”, ka shkruar bajqinovci në Facebook.
The post Protesta e punëtorëve të “Pastrimit”, Bajqinovci: Turpi i Komunës së Prishtinës nuk ka kufij! appeared first on KosovaNews.