Lulja e Medës shkëlqen me veshje tradicionale

February 20, 2026 • arsoadmin


Lulja, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Meda, së fundmi ka befasuar të gjithë me paraqitjen e saj plot elegancë.

Ajo është shfaqur me veshje tradicionale shqiptare, duke shkëlqyer në çdo detaj, ndërsa pranë saj nuk mungonte as Meda. Çifti u duk mjaft i harmonizuar, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve dhe ndjekësve në rrjete sociale.

Një ndryshim që u vu menjëherë re ishte edhe ngjyra e re e flokëve të Lulës, e cila i dha një freski dhe hijeshi edhe më të madhe pamjes së saj.

Kujtojmë që Lulja herë pas here promovon veshje tradicionale, duke i dhënë vlerë kulturës dhe trashëgimisë sonë, shkruan Kosovarja.






Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com