Ja si dukej Rogerti me bashkëshorten vite më parë

February 20, 2026 • arsoadmin


Rogert Sterkaj, banori i Big Brother Vip Albania 5, është një nga konkurentët më të përfolur të këtij edicioni. Ai hyri në shtëpi disa javë pas nisjes së programit por ka fituar vëmendje të madhe nga publiku, kjo për shkak të situatave dhe tensioneve që shkakton shpesh në shtëpi.

Rogerti e përmend shpesh gruan e tij në shtëpi duke përmendur sa i mungon dhe si janë njohur. Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një foto si dukej Rogerti me bashkëshorten e tij disa vite më parë.

Kujtojme se bashkëshortja e Rogertit ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke folur në një intervistë televizive. Ajo ka ndarë hapur ndjesitë dhe vështirësitë me të cilat është përballur jashtë shtëpisë, veçanërisht për shkak të komenteve të ashpra në rrjete sociale. Sipas saj, komentet e tipit “kush është ajo grua që e duron?” kanë pasur një ndikim të fortë emocional. Ajo thekson se, ndërsa Rogerti ndodhet në një lojë televizive, njerëzit jashtë shpesh nuk kursehen aspak në gjykime dhe fjalë të rënda, pa marrë parasysh se pas ekranit ka familje dhe ndjenja reale.

“Komentet e tipit ‘kush është ajo grua që e duron?’ më kanë ndikuar shumë. Rogerti është në një lojë, është në Big Brother, ndërkohë që njerëzit jashtë nuk po kursehen aspak në komentet e tyre’






Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com