6500 topa të shfryrë “pushtojnë” selinë e FIFA-s, artisti gjerman proteston për atë që shumë pak persona e dinë

[ad_1]

Protestat kundër Katarit, të cilat nisën kur vendi fitoi të drejtën në dhjetor të vitit 2010, nuk janë qetësuar. I fundit që iu bashkua frontit kundërshtar të Kupës së Botës në Lindjen e Mesme është artisti gjerman Volker-Johannes Trieb, i cili çoi 6,500 topa të shfryrë përpara selisë së FIFA-s në Zvicër.

Sigurisht, jo një numër i rastësishëm. Sipas disa statistikave, 6500 punëtorë emigrantë, në 12 vitet e fundit, kanë humbur jetën duke punuar në ndërtimin e stadiumeve dhe strukturave që do të presin turneun. Artisti gjerman Volker-Johannes Trieb vendosi një top të shfryrë për secilën prej viktimave dhe u bëri thirrje njerëzve të bojkotojnë Kupën e Botës në Katar.

55-vjeçari, para mikrofonave të gazetës gjermane 11freunde, shpjegoi protestën e tij: “Doja të dërgoja disa foto në të gjithë botën dhe të përkujtoja punëtorët e shumtë emigrantë që humbën jetën duke ndërtuar stadiume në kushte çnjerëzore në vendin pritës. Me numrin e madh të topave kam dashur të bëj të dukshëm edhe numrin e madh të viktimave”.

Numri 6500 vjen nga një artikull i botuar nga Guardian vitin e kaluar, por mendohet se kjo është rritur që atëherë, Amnesty International tani flet për mbi 15,000 viktima. Ky është një numër i madh që në pamje të parë duket pothuajse i pabesueshëm.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *