48 raste të reja brenda 24 orëve, asnjë viktimë nga Covid në Shqipëri

[ad_1]

Nga 1,110 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 48 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 352 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 7 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki: 14 në Tiranë, 4 në Shkodër, Durrës, Vlorë, 3 në Gjirokastër, Berat, Elbasan, 2 në Himarë, Sarandë, 1 në Tropojë, Shijak, Fier, Lushnje, Divjakë, Memaliaj, Devoll, Kolonjë, Kuçovë. Janë 352 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,474 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Prill 2022)
Raste të reja ditore 48
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,110
Testime totale 1,789,363
Raste pozitive 274,320
Raste të shëruara 270,474
Raste Aktive 352
Humbje jete 3,494
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 198
Vlorë 39
Fier 27
Korçë 21
Elbasan 18
Gjirokastër 16
Berat 12
Shkodër 10
Durrës 8
Kukës 3

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *