Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën.
Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi nënshkrimin dhe më pas u kthye duke ia kapur dorën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u rreshtua pas tij.
Kosova pranoi të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën.
Osmani tha të mërkurën se “me krenari të madhe e kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump”.
Ajo shtoi se Kosova, sado e vogël, “mund të japë kontribut të madh në realizimin e këtyre synimeve. Jam duke punuar afër me Shtëpinë e Bardhë që kontributi ynë të jetë konkret dhe domethënës”.

