Osmani nënshkruan dokumentin për themelimin e Bordit të Paqes

January 22, 2026 · arsoadmin


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nën pranin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes në Davos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani u pa duke shkëmbyer edhe një bisedë të shkurtë me presidentin Trump, ku më pas nënshkroi marrëveshjen e cila u prit me duartrokitje nga të pranishmit e tjerë.

Osmani u thirr për të nënshkruar dokumentin bashkë me kryeministrin e Pakistanit

Fjalë ndërroi me Trumpin edhe kryeministri i Pakistanit dhe pastaj liderët vunë nënshkrimet e tyre mbi dokument.

Por, çka është Bordi i Paqes?

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka kontaktuar figura të ndryshme anembanë botës për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes” dhe në entitete të lidhura me të, të cilat synojnë të mbikëqyrin qeverisjen dhe rindërtimin në Gazën e pasluftës.

Shtëpia e Bardhë tha se do të ketë një bord kryesor, të kryesuar nga vetë Trump, një komitet palestinez teknokratësh, të cilët synojnë të qeverisin territorin e shkatërruar nga lufta, dhe një “bord ekzekutiv” të dytë që duket se është projektuar të ketë një rol më këshillues.



Source link