OnePlus prezantoi smartfonin Nord 5, një rifreskim i modelit popullor të segmentit të mesëm. Ky smartfon ka çipin flagship Snapdragon 8S Gen 3 të Qualcomm i cili ofron fuqi të konsiderueshme për gaming, punën me disa aplikacionet dhe përdorimin e përgjithshëm.
Telefoni ka një sistem ftohjeje të përmirësuar së bashku me mbështetjen për memorien RAM LPDDR5X. Ka një sistem të dyfishtë kamerash të pasme dhe do të jetë i disponueshëm në ngjyrë blu të hapët.
Kompania thotë se specifikat e përmirësuara të Nord 5 bëjnë diferencën në video lojëra duke ofruar “performancë të pashoq” në kategorinë e tij. Sipas OnePlus telefoni mund të luajë Call of Duty: Mobile me 144FPS dhe ray-tracing në kohë reale.
OnePlus lançoi edhe një telefon shoqëruar quajtur Nord CE5. Detajet mungojnë por me shumë gjasa është një pajisje më pak e kushtueshme.
Të dy këta telefonë përfshijnë butonin e ri Plus Key që zëvendëson Alert Slider. Përdoruesit mund ta personalizojnë për të kryer veprime të ndryshme. Së bashku me Nord 5 kompania prezantoi edhe kufjet wireless OnePlus Buds 4 të cilat ofrojnë vonesa super të ulëta transmetimit të audios për gamerat dhe mbështetin audion Hi-Res.
OnePlus nuk dha informacion për çmimin apo disponueshmërinë për asnjë prej këtyre produkteve por kompania ka planifikuar një eveniment lançimi më 8 Korrik. /PCWorld Albanian
You may also like
-
Pas një pritjeje të gjatë X lançon platformën e re të komunikimit » PCWorld Albanian
-
Shijoni panoramën e plotë me televizorët Samsung Big Inch » PCWorld Albanian
-
Facebook mbyll aplikacionin desktop të Messenger » PCWorld Albanian
-
Si të bëni makinën tuaj të larjes më të shpejtë dhe më të qetë? » PCWorld Albanian
-
Apple lançon iOS 26.2 me përmirësime të Liquid Glass » PCWorld Albanian


