Një ngjarje është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë, ku një makinë tip Benz ka marrë flakë gjatë ecjes.
Fillimisht flakët kanë nisur në pjesën pasme të makinës dhe më pas kanë depërtuar edhe në pjesën e parë të makinës.
Fatmirësisht shoferi dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin nga makina ku dhe kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.
Sipas policisë lokale të Bulqizës e cila ka nisur hetimet, bëhet më dije se nuk ka asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale.
Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike në rrjetin e impiantit të makinës.
You may also like
-
Moti përgjatë së nesërmës dhe ditëve në vazhdim
-
Petkoviq vazhdon me narrativa të njëanshme dhe pretendime të pavërteta për Kosovën
-
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime
-
SkandaIoze: Arianit Sllamniku e pranon se e rekomandon përdorimin e ilaçit për kafshë tek fëmijët (VIDEO)
-
“Lesh ki me ju dhan, lesh ki me ba”, ish ushtari i UÇK’së i reagon Sami Lushtakut pas vizitës së tij në Runik
