June 15, 2025
1200-630-aa5b50fcf9159676b8ea4f31db79a8da.jpeg


Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:11, në Sektorin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se te ta ishte sjellë për ndihmë mjekësore R.K. (43) nga fshati Kalishtë, komuna e Gostivarit, i cili ka ndërruar jetë gjatë intervenimit mjekësor.

“Sipas raportit, ai ishte pickuar nga bletët dhe ka ndërruar jetë si pasojë e një reaksioni alergjik. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *