
Postuar: Qershor 6, 2025 | 10:20
Kombëtarja shqiptare do të presë mbrëmjen e nesërme, në stadiumin “Arena Kombëtare” përfaqësuesen e Serbisë, me ndeshjen që do të fillojë në 20:45. Këta të fundit do të udhëtojnë paraditen e sotme për në Tiranë, teksa do të zhvillojnë pasdite seancën e fundit zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja.
Sa i përket akomodimit, federatës serbe i është sugjeruar që skuadra të qëndrojë afër stadiumit, por për arsyet e tyre, diçka e tillë nuk është pranuar. Kështu, ekipi dhe delegacioni i Serbisë do të akomodohen në afërsi të pallatit me shigjeta.
Sot, kur do të zhvillohet edhe konferenca apo stërvitja përpara ndeshjes, apo edhe ditën e ndeshjes, autobusi i ekipit të Serbisë do të shoqërohet me eskortë policie. Ndërkohë, në zonën rreth stadiumit do të vendoset një perimetër sigurie, për të parandaluar ndonjë surprizë që mund të shkaktojë incidente.
PANORAMASPORT.AL
