
Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se dënon kërcënimin personal që Erion Veliaj ka bërë ndaj prokurorit Olsi Dado, duke theksuar se mesazhi që kryetari i bashkisë jep është kërcënim për dëshmitarët.
Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se ‘Veliaj i ka shanset ka zero që ta agresojë fizikisht prokurorin, por kërcënimi personal është për dëshmitarët që po folët do ta keni personale me mua’.
Sipas Sali Berishës ky është një akt i rëndë i pengimit të drejtësisë, ndaj theksoi se PD po shqyrton modalitetet për ta paditur atë.
“Ndaj i them Veliajt se me asgjë nuk mund të shpëtosh nga krimet dhe mos guxo të kërcënosh dëshmitarët se do përgjigjesh shumë rëndë”, tha Berisha.
Berisha: Së fundi dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të dënueshëm të Erion vjedhësit, Erion hajdutit kërcënimin me personale të Olsi Dados. Unë e kam pak ndryshe problemin këtu. Unë jam kundër çdo kërcënimi personal, nuk mund të ketë kërcënime personale, sepse pastaj është vetëgjyqësi. Po mesazhi që jep ky hajdut, është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve. Kërcënimi i tij për Olsi Dadon është një kërcënim që për shkak të mbrojtjes që kanë këta prokurorë, ai shanset i ka zero që ta agresojë fizikisht, por kërcënimi personal është për dëshmitarët që po folët do ta keni personale me mua. Nuk ka akt më të mirëfilltë të pengimit të drejtësisë se ky. PD po shqyrton modalitetet për ta padisë për aktin e pengimit të drejtësisë dhe kërcënimit të dëshmitarëve. Kodi i këtij mesazhi është kërcënimi i dëshmitarëve, të cilët kanë merita. Cdo njeri që pranon të zbardhë një krim ka merita. Ndaj i them Veliajt se me asgjë nuk mund të shpëtosh nga krimet dhe mos guxo të kërcënosh dëshmitarët se do përgjigjesh shumë rëndë. Po të jetë puna për ata skapistë, ata të kursyen ty djegësin 130 mln euro që nuk ekziston, 5D që vetëm hoteli i qelqtë kushton mbi 75 mln euro.