
Laboratori AI Kinez DeepSeek shikoi aplikacionin Android të marrë vendin e parë në dyqanin e aplikacioneve Google Play Store vetëm pak ditë pasi bëri të njëjtën gjë edhe në dyqanin e aplikacioneve të Apple Store.
Sipas firmës analitike AppFigures, që nga debutimi në mesin e Janarit, aplikacioni është shkarkuar 1.2 milionë herë në Play Store dhe 1.9 milionë herë në App Store në mbarë botën.
Numri i instalimeve mund të jetë edhe më i lartë duke qenë se DeepSeek ka një etiketë të mbi 5 milionë shkarkimeve në Play Store.
Rritja e shpejtë e DeepSeek vjen pas shpërthimit të popullaritetit të modeleve AI open-source të cilët janë po aq konkurrues sa modelet e kompanive AI në perëndim i Anthropic, OpenAI, Meta dhe Google.
Por kompania Kineze pretendon se ka shpenzuar vetëm një fraksion të asaj çfarë kanë investuar gjigantët e teknologjisë për trajnimin e modelit të saj duke përdorur çipe ndjeshëm më të dobët në performancë.
Aplikacioni i DeepSeek është esencialisht një alternativë e ChatGPT fuqizuar nga modeli V3 i laboratorit Kinez. /PCWorld Albanian