Neymar Jr. është rikthyer në klubin ku nisi gjithçka.
Santosi i Brazilit tani do të jehojë emrin e yllit që i dha shumë futbollit.
Presidenti i ekipit, Marcelo Texeira, ka konfirmuar rikthimin e brazilianit në ekip, pasi ky i fundit shkëputi kontratën me Al-Hilalin.
Kontrata gjashtë mujore mes Neyt dhe ekipit do të nënshkruhet këtë muaj.
Pa humbur shumë kohë, Neymari raportohet se ua ka nisur ftesat disa futbollistëve, për t’u bërë pjesë e ekipit.
Neymar do të donte të luante me Paul Pogban, Marcelon, Thiago Silvan, Sergio Ramosin, Paton, Leandro Paredesin dhe Arthur Melon.
The post Neymari rikthehet në Santos appeared first on KosovaNews.