February 13, 2025
musk-x-checkmark-1152x648-1.jpg


Elon Musk ka reaguar për mungesën e reciprocitetit të raportit teknologjik mes SHBA-së dhe Kinës, një kritikë e rrallë e miliarderit të teknologjisë ndaj Kinës pasi presidenti Amerikan Donald Trump pritet të marrë drejtimin e vendit ditën e sotme.

Musk, i cili është përpjekur të mbajë lidhje të afërta me zyrtarët në Kinë – vend i cili është treg i rëndësishëm prodhimi dhe shitjeje të makinave elektrike – prej vitesh është treguar i matur me deklaratat e tij ndaj Pekinit.

Por ditën e Dielë ai tha se diçka duhet të ndryshojë pasi Trump me shumë gjasa do të anulojë vendimin për përjashtimin e TikTok nga Shtetet e Bashkuara edhe për disa muaj të tjerë.

Ndërsa Musk tha se kundërshton dëbimin platformës duke mbështetur lirinë e shprehje, situata aktuale ku TikTok lejohet në SHBA por X bllokohet në Kinë, është jo e drejtë.

“Diçka duhet të ndryshojë,” shkruante ai në X.

/PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *