January 20, 2025
Libra-770x405-1.jpg


Anija e marinës italiane Libra ka mbërritur në Portin e Shëngjini, ku është ankoruar për të zbritur emigrantët e kapur në det.

Në Bordin e saj janë 8 emigrantë, të cilët po iu nënshtrohen kontrolleve fizike e shëndetësore nëse kanë probleme apo jo.

Pasi të mbarojnë kontrollet pritet të dërgohen drejt kampit të Gjadrit. Është e njëjta situatë sigurie. Janë forcat e shumta të policisë dhe autoriteteve italiane që kujdesen për masat e sigurisë.

Kontrolli i parë i emigrantëve po kryhet fillimisht në anije dhe më pas do të ketë të tjera kontrolle në qendrën pritëse deri sa të shkojnë në kampin e Gjadrit.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *