December 9, 2024
Capture-9.png


Ditën e sotme dy grupe gazetarësh të dy mediave janë bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës për rreth 3 orë nga pala greke.

Dy grupet e gazetarëve kishin me vete dhe grupet e xhirimit dhe pala greke nuk ka lejuar vazhdimin më tej të tyre për në territorin grek, teksa iu mbajtën pasaportat dhe iu thuhej gazetarëve se duhej një autorizim nga Ministria e Jashtme greke.

Sipas palës greke grupet e xhirimit dhe gazetarëve duhej të kishin me vete një leje të posaçme sepse synonin të përdornin një furgon të pajisur transmetimi  të drejtpërdrejtë.

Grupet e xhirimit dhe gazetarëve ishin drejtuar për në Selanik, aty ku nesër në Porto Palace kryeministri Rama do të mbajë turin e radhës me diasporën shqiptare.

Pas 3 orësh pritjeje, pala grek u ka kthyer pasaportat gazetarëve shqiptarë duke i lejuar të futen në Greqi.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *