December 9, 2024
640-0-2ad04abfb0e0f0adf34d26be4f4d2ee6.jpg


Motra e 13-vjeçares shqiptare e cila u hodh nga kati i shtatë nga ish i dashuri i saj ka reaguar sërish. Viktoria, motra e Aurora Tila, gjatë një interviste u shpreh se motra e saj nuk ka vrarë veten dhe se dyshimet janë te ish i dashuri i saj 15-vjeçar. Gjithashtu motra e 13-vjeçares tha se adoleshenti ishte obsesiv dhe kishte sjellje të çuditshme. Po ashtu ajo shprehet se motra e saj ka qenë gjithmonë plot jetë dhe ka pasur një respekt të madh për jetën dhe nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë.

Pjesë nga intervista:

Viktoria Tila: Aurora ishte një princeshë e vogël, ishte bjonde me sy të çelur dhe kishte sjellje të mirë. Ishte elegante në mënyrën e saj. Aurora ishte e shkëlqyer, do të bëhej psikologe që të ndihmonte njerëz si ai përbindësh.

Çfarë menduat kur zbuluar se çfarë kishte ndodhur?

Viktoria Tila: Menjëherë e kuptova se nuk e kishte vrarë veten, se nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë. Motra ime ka qenë gjithmonë plot jetë, gjithmonë ka pasur një respekt të madh për jetën dhe nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë. Që në momentin e parë kuptova që se ishte ai (ish-i dashuri) sepse ishte i fiksuar ndaj saj, gjithnjë e më i çuditshëm dhe që përkeqësohej me kalimin e kohës, e dija se ishte ai, e përsërisja vazhdimisht.

Viktoria Tila: Ai thoshte se i vinte keq për veten, tha se kishte shumë probleme familjare dhe se nuk e bënte me qëllim, por në të vërtet e dinte shumë mirë se çfarë po bënte. Ditën e parë që e takova kuptova që kishte disa probleme, se diçka nuk shkonte.

Jo për të arritur deri këtu, por diçka nuk ishte në rregull. Ai ishte një djalë që shkonte vërdallë duke u përpjekur t’i rrihte të gjithë, duke u përpjekur t’i trembte të gjithë. Ai nuk lejonte askënd që t’i afrohej Aurorës apo atij.

Kur ju thanë se çfarë kishte ndodhur?

Viktoria Tila: Të nesërmen në mëngjes, në orën 11:30. Mami më telefonoi duke qarë dhe duke bërtitur dhe duke thënë se e kishin vrarë. Dhe sapo më tha, emri i tij më erdhi në mendje menjëherë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *