November 9, 2024

Kryeministri Kurti: Anëtarësimi në KiE mbetet prioritet i politikës sonë

0


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten u takua me kryetarin e delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe deputetin, Sasha Magazinoviq.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka shtuar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës mbetet prioritet i politikës sonë të jashtme por edhe asaj të brendshme, duke qenë se aderimi në këtë organizatë dhe institucion të rëndësishëm ofron një kornizë e garanci shtesë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Kryeministri ka theksuar se Kosova vijon të jetë e përkushtuar maksimalisht ndaj bashkëpunimit rajonal dhe rrugës drejt BE-së të vendeve të rajonit, ku shprehu mbështetjen e tij ndaj Bosnje e Hercegovinës në tejkalimin e barrierave institucionale në këtë drejtim dhe nënvizoi kërkesën për anëtarësim të Kosovës, për çka edhe mirëpresim marrjen e pyetësorit e më tej statusin e vendit kandidat, si i vetmi shtet në rajon që ende nuk e gëzon këtë status.

Gjithashtu, ata biseduan edhe rreth zhvillimeve politike e aktualitetit në vend e rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit të forcave social-demokrate, për më shumë zhvillim, mirëqenie e progres rajonal e gjithëpërfshirës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *