March 24, 2025


Mbrojtësi grek, George Baldock, është gjetur i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada, në afërsi të Athinës, të mërkurën mbrëma.

Shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura për momentin, raportojnë mediat greke. Policia është duke vazhduar hetimet.

31-vjeçari ishte i lindur në Angli, ndërsa prej verës ishte te Panathinaikosi. Për Greqinë i ka luajtur 12 ndeshje nga viti 2022 e tutje.

Ai ka luajtur për shumë skuadra angleze, ndërsa së fundi ishte te Sheffield United. Nuk është njoftuar më parë që Baldock të kishte probleme shëndetësore. Ai mori shtetësinë greke në bazë të gjyshes së tij.

Te Panathinaikosi ka luajtur rregullisht.

The post Gjendet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij, futbollisti grek appeared first on KosovaNews.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *