Vendimi i Apelit për Salianjin, Meta: Hakmarrje ndaj deputetit demokrat
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar deputetin e PD Ervin Salianji me 1 vit burg.
Në lidhje me këtë zhvillim, është prononcuar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai tha se gjykatat po marrin vendime politike, duke thënë se ndaj Salianjit ka një hakmarrje nga ana e maxhorancës.
Ilir Meta: Gjykatat marrin vendime politike. Kjo është hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, për denoncimet që ka bërë kundër trafikut të drogës, ku janë të përfshirë deputetë të maxhorancës dhe është përpjekje që ai të jetë deputet i parlamentit të Shqipërisë.
Besoj se është hakmarrje dhe për fitoren e Bashkisë së Kavajës, nga një sistem kriminal drejtësie. Drejtësia është bërë partiake. Ka shumë pak akte të pavarura.