October 7, 2024

Shqipëria nis negociatat e vetme, Gashi: Nuk do të doja të futesha në politikën ditore!

0


Shkup, 26 shtator – Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi nuk dëshiron ta komentojë vendimin se Shqipëria më 15 tetor do t’i fillojë negociatat me BE-në dhe atë që vendi në proces ndahet nga Maqedonia e Veriut. Ai theksoi se kjo pjesë mbetet në fushën e partive politike.

“Nuk do të doja të futesha në politikën ditore. Do të thotë kjo pjesë mbetet në fushën e partive politike. Ashtu që, nuk do të doja të komentoj”, tha kryeparlamentari Gashi pas brifingut të sotëm me gazetarët. Gashi thekson se megjithatë funksioni i kryetarit të Parlamentit është të merret me miratimin e ligjeve dhe zbatimin e Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës së shtetit.

Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të Qeverive të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER) mori një vendim më 15 tetor që Shqipëria të nisë procesin e negociatave për anëtarësimin në BE sipas kapitujve, duke hapur negociatat për Klasterin 1 – “Vlerat Themelore”, kanë konfirmuar për MIA-n kryesimi hungarez i Këshillit të BE-së.

“Mund të konfirmojmë se KOREPER u pajtua të vazhdojë me procesin e inkuadrimit të Shqipërisë në BE”, deklaroi për MIA-n zëdhënësja e kryesimit hungarez për Koreper, Ana Atanasov.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *