Osmani takohet me presidentin e Gambisë, diskutojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Gambisë, Adama Barroë, gjatë qëndrimit në New York.
Osmani në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se me presidentin Barroë kishte një takimi të frytshëm ku u bisedua për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Diskutim i frytshëm me presidentin e Gambisë, Adama Barroë, në New York. Mundësi e shkëlqyer për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë ta përbashkët për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona, si dhe për ta avancuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
The post Osmani takohet me presidentin e Gambisë, diskutojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve appeared first on KosovaNews.