October 8, 2024

Ministrja Haxhiu dhe homologu i saj danez, vizitojnë Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

0


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj danez Peter Hummelgaard, kanë vizituar Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, me ç’rast ky burg do të pranojë 300 të dënuar me depërtim nga Danimarka.

Të dy ministrat theksuan rëndësinë e Komitetit të Përbashkët Drejtues, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e plotë të marrëveshjes, duke siguruar përmbushjen e standardeve për menaxhimin e burgut dhe përkujdesjen ndaj të burgosurve.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se Marrëveshja Bashkëpunuese ndërmjet dy vendeve do të finalizohet pas përfundimit të punëve teknike dhe do të rishikohet dy herë në vit.

“Ju e dini që marrëveshja ka kaluar në Kuvendin e Kosovës dhe me këtë rast falënderoj deputetët, pra ka pasur një kërkese serioze nga ana jon që t’i kemi votat për miratim. Mendoj që në kohën kur Danimarka ka pasur nevojë për Kosovën iu është gjendur afër, duke marrë parasysh vendet e lira që i kemi në burgje dhe kemi vendosur që ta bëjmë këtë. Tashmë janë ndarë fondet për rinovimin e burgut këtu në Gjilan”, u shpreh Haxhiu.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *