January 22, 2025
milan-fonseka-fitorja-ne-derbi-merr-kuptim-nese-mundim-lecen_66f5618d6e4fd.jpeg


Fitorja në derbin kundër Interit i dha Paulo Fonsekës dhe tifozëve të Milanit disa ditë paqe. Milani ka ngritur sërish kokën edhe falë rezultateve të skuadrave të tjera. Zona e lartë e renditjes është një hap larg pavarësisht fillimit të vështirë të sezonit.

“Tani jemi në kërkim të konfirmimit – komentoi trajneri i kuqezinjve në konferencë – fitorja në derbi do të ketë kuptim vetëm nëse mundim edhe Leçen. Kjo është një sfidë e rrezikshme dhe duhet të punojmë në motivimin e lojtarëve”.

Rritja e Milanit vazhdon: “Po përmirësohemi, por jemi ende larg skuadrës që kam në mendje”, ka thënë mes të tjerash Fonseka në prag të ndeshjes së nesërme kundër Leçes.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *