Haradinaj: Shprehja e Hovenierit e pazakontë, por shprehje e dhimbjes
Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Hardinaj, ka reaguar lidhur me një shprehej që sot ka përdorur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, derisa ka folur për aspiratat e Kosovës për integrim në NATO dhe BE.
Haradinaj në një postim në Facebook, ka shkruar se ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier ka qenë i kyçur në temën e Kosovës që nga lufta çlirimtare e popullit tonë e posaçërisht gjatë negociatave nën udhëheqjen e Martti Ahtisaarit.
“Ambasadori Hovenier shquhet si njeri me vlera të larta njerëzore, top diplomat me një urtësi të madhe politike, njerëzore dhe intelektuale. Ai ka gjithmonë fjalë të përzgjedhura dhe ka një dashuri të madhe për Kosovën dhe popullin e saj. Shprehja e tij “mos urinoni nga klubi ku doni të hyni” është shprehje shumë e pazakontë e tij. Kjo shprehje e pazakontë është shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për kursin dhe rrugën e gabuar që ka përzgjedhur Kosova.
Haradinaj ka thënë se njerëzve që e duan Kosovën si Hovenier kjo ju dhemb. “Kosova është keq dhe ka trend të përkeqësimit. Këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë vesh!”, ka shkruar Haradinaj.