Dëmtimi i Rodrit është ndoshta lajmi më i keq që Mançester Siti mund të merrtë nga lojtarët në këtë fillim sezoni. Dhe pse situata nuk duket aspak e mirë, Guardiola paralajmëron për gjetjen e zgjidhjes.

“Kur je pa mesfushorin më të mirë në botë në një kohë të gjatë është një problem i madh, por detyra ime është të gjej një zgjidhje. Kur një lojtar është i pazëvendësueshëm, duhet ta bëjmë si skuadër”, u shpreh fillimisht Guardiola.
Në anën tjetër trajneri i Sitit nuk e humb shpresën, që Rodri mund të kthehet më shpejt se është menduar. Kjo pasi fillimisht është thënë që mesfushori spanjoll e ka mbyllur sezonin.
“Akoma nuk dihet përfundimisht. Do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, por ka disa mendime që mund të jetë për më pak se presim. Po presim për telefonatën e fundit nga ai dhe doktorët për të ditur saktësisht, çfarë ndërhyrje ai duhet të bëjë”, tha po ashtu Guardiola.
PANORAMASPORT.AL
You may also like
-
“Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël”, Kompani shpjegon pse Bajerni nuk kishte nevojë për…
-
U tërhoq nga volejbolli prej gjoksit të madh, tani shënon me “zhytje” në… Only Fans
-
VIDEO/ Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, sulmuesi pëson dëmtimin fatal dhe thyen këmbën
-
Kategoria e Dytë/ Beteje katërshe në Grupin B, Oriku e mbyll i pari me humbje. Zhgënjen Partizani B
-
“I pazëvendësueshëm për Anglinë”, Uejn Runi zbulon pasuesin ideal të Herri Kejnit për shiritin e kapitenit

