Tiranë, 15 vjeçari godet me thikë shokun brenda në ambientet shkollës private!
Dy të mitur 15 vjeçarë janë konfliktuar brenda ambienteve të një shkolle private në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 18 shtator, në rrugën “Filip Shiroka”.
I mituri dyshohet se gjatë konfliktit ka goditur bashkëmoshatarin e tij me mjet prerës. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, 15- vjeçari së bashku me prindërit ka denoncuar në polici të riun.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme, në ambientet e një shkolle private në rrugën “Filip Shiroka”, 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.
I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit”, informoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë.