Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdanit, Peleshi: Do t’i mungojë familjes, miqve dhe politikës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka përcjellë ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.
Peleshi u shpreh se i ndjeri ishte një qytetar dhe politikan shembullor.
“Humbje e parakohshme në moshë kaq të re është shumë e dhimbshme për këdo. Aq më tepër që bëhet fjalë për një politikan model dhe një qytetar e familjar shembullor. Dua të bashkohem me ngushëllimet dhe dhimbjen që gjithkush ndjen sot. Do t’i mungojë familjes, miqve dhe politikës shqiptare”, u shpreh ai.