Kryeministri Rama bën ndryshime në qeveri
Ndryshime në kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli i Ministrave vendosi që Blerta Rama të emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Endrit Yzeiraj, u lirua nga detyra e zëvendësministërit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe u emërua zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ndërkaq, Ilva Gjuzi u emërua zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, teksa Silda Çepe do të zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Gjithashtu, Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.