Arben Fetahu: Shirin Hyseni do të kujtohet për kontributin e saj në basketbollin e femrave
Ka ndërruar jetë Shirin Hyseini, ish kryetare e klubit të basketbollit Universiteti i Prishtinës (femrat).
Ajo ka ndërruar jetë me 17 shtator, ndërsa kryetar i FBK-së, Arben Fetahu, shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit të basketbollit të Kosovës.
“E nderuar Familja Hyseini, i dashur komunitet i basketbollit, me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Shirin Hyseinit.
Ajo ishte Kryetare e KB Universiteti Femrat, në kohët e arta të klubit prishtinas, por edhe basketbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave, duke arritur suksese të mëdha.
Ajo do të kujtohet për kontributin e saj në basketbollin e femrave, por edhe të basketbollit të Kosovës.
Shirin Hyseini ishte e nderuar dhe e respektuar nga të gjithë, andaj do ta kujtojmë gjithmonë kështu.
Vdekja e saj në moshën 84 vjeçare na ka tronditur të gjithëve.
Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hyseini dhe gjithë komunitetin e basketbollit”, shpreh ngushëllime Fetahu.