Nga Jamal te Leva, ja pentagoni i Flikut. Zbulohen sekretet e Barcelonës
Barça e pesë fitoreve radhazi të Hansi Flik është një yll me pesë cepa (Pedri, Rafinja, Lamine Jamal, Dani Olmo dhe Levandovski) që është verbuese në Ligë për aftësinë e saj për të shfaqur futboll të bukur dhe argëtues, presion dhe vendosje. Të gjithë vozisin në një drejtim. Stabiliteti që Injigo, Kunde apoe Kubarsi i kanë dhënë mbrojtjes, plus shpërthimi i rikuperuar i Baldesë dhe ekuilibri i Kasasdo, ose Bernalit deri sa u dëmtua, kanë ndihmuar gjithashtu.
NË KËMBËT E PEDRIT – Praktikisht, tmerri i rivalëve është Pentagoni i Flikut, i cili nga njëra anë dominohet nga Pedri. Futbolli spanjoll është me fat me rikuperimin e djaloshit nga ishujt Kanarie, i cili ka pësuar një kalvar dëmtimesh prej tre sezonesh të cilat i ka kapërcyer me përkushtim. Ashtu si në ato ditë të vitit të tij të parë në Barcelonë, kur edhe regjistroi një asistim magjik prej 80 metrash për Mesin. Kundër Gironës ishte përsëri në katedër dhe pas leksioneve të shumta, përfundoi paraqitjen e tij duke nënshkruar golin e 0-4. Ishte realizimit i tij i dytë në sezon dhe konfirmimi se marrëdhënia e tij me golat ka qenë gjithmonë e shkëlqyer. Në Katalonjë shpresojnë që të jetë kështu edhe kundër Monakosë të enjten.
ROLI I RAFINJËS – Edhe pse në ditën e ndeshjeve për kombëtare ka pranuar se nuk e priste, Rafinja ka besuar në cilësitë e tij e tashmë është kthyer në gjeneratorin e lojës, një rol që i dha Flik. Nga pozicioni i tij i brendshëm i majtë, të cilin ai e ka pranuar me përulësi dhe bujari, një nga karakteristikat që shokët e tij e vlerësojnë më shumë, sektori e tij ishte ai ku Barça filloi të thyente Gironën. Kësaj radhe ai nuk shënoi apo asistoi, sepse në pjesën e dytë u përfshi në disa duele një kundër një kur skuadra tashmë po rikrijohej, por ai ka regjistruar tre gola dhe po aq asiste që nga fillimi i sezonit. Numrat e tij nuk kanë gënjyer kurrë.
MAGJIA LAMINE DHE OLMO – Në moshën 17-vjeçare, Lamin Jamal po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në radhët e blaugranave. Me tre gola dhe katër asiste, ka shumë pak lojtarë me më shumë ndikim në Ligë sesa lojtari më i mirë i ri në “Euro 24”. Por nëse anësori katalanas po merr për dore ekipin, nuk duhet harruar kontributi i Dani Olmos. Ai është përshtatur sikur të mos ishte larguar kurrë. Deri më tani ka shënuar tre gola në tri ndeshjet e tij të para me fanellën e Barçës, diçka që nuk ka ndodhur që nga kohët e Fabregasit në 2011. Ai i jep energji ekipit, e kupton lojën dhe është i uritur për lavdi dhe gola, por kundër Monakosë do të mungojë, ashtu si edhe në pesë javët e ardhshme.
GOLAT E LEVËS – Pentagoni kompletohet nga Levandovski, i cili nuk shënoi në Girona, por që përtej katër golave të tij, duket absolutisht i përkushtuar ndaj idesë së futbollit që Flik u ka përcjellë katalanasve. Ata që janë më të afërt me trajnerin gjerman thonë se, pavarësisht se njihen prej vitesh, pakkush është më kërkues ndaj polakut sesa trajneri i Barçës. I ka dhënë forcë, e ka bërë të qartë me zëvendësimet se nuk është i paprekshëm, e ka detyruar të bëjë presion ndaj mbrojtjeve rivale. Dhe, në njëfarë mënyre, ka korrigjuar disi pozicionin dhe lëvizjet e tij në fushë. Ka raste kur Leva nuk është i pari në presion sepse anon më në të majtë.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL